Puna e shkëlqyer te Lazio, Igli Tare merr çmimin “Luani i Artë”

Igli Tare është një nga shqiptarët më të suksesshëm në skenën europiane të futbollit, nderohet në Itali me çmimin prestigjioz “Luani i Artë”. Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, në qytetin Italian të Venecias, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm në shtetin fqinj.

“Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954 në qytetin italian të Venecias, ku jepet çmimi.

Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale. Ky është dhe rasti i Igli Tares, i cili pas një karriere të gjatë në fushën e gjelbër, prej shume vitesh drejton klubin sportiv te Lazio.

SHKARKO APP