Punë e kryer, presidenti i PSG-së jep lajmin e madh për Neymarin
Mungon vetëm firma pasi Neymar sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Paris Saint-Germain.
Ishte vetë presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ai i cili konfirmoi se bisedimet janë në vijë e duhur për të transferuar Neymarin në Paris, shkruan Mundo Deportivo”.
“Nënshkrimi me Neymar ëshët në rrugën e duhur, unë kam besim se ai do të vijë këtu”, u shpreh shkurtimisht ai.
Gjithçka po shkon drejt finalizimit pasi sulmuesi brazilian raportohet se ka nisur udhëtimin drejt Dohas në Katar ku do të kryejë testet mjekësore me klubin e ri francez.
Sipas raportimeve të fundit PSG do të paguajë klauzolën e lirimit të Neymarit me vlerë 222 milionë euro, ndërsa nesër ai do të bashkohet me klubin francez.
Neymar pritet të thyejë rekordin botëror duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e të gjitha kohërave.
/ SYRI. net /

KOHA JONË SONDAZH


