Punëtori i ndërtimit i ngjashëm si “dy pika ujë” me Ronaldon
Një punëtor ndërtimi ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën për shkak të ngjashmërisë së tij të habitshme me Cristiano Ronaldon. Biwar Abdullah, 25 vjeç, u largua nga Iraku pasi u bë një personash i famshëm në vendin e tij për shkak të ngjashmërisë me sulmuesin portugez.

Fansi i CR7, emigroi në Angli për një jetë më të mirë, u vu re në një lokal të Anglisë, pasi kishte ngjashmëri të mëdha me sulmuesin e Juventusit. Pronari i dyqanit, Shane Douglas, u befasua kur e pa: Po shëtiste në dyqanin tim me një fanellë të Juventusit, mendova se ishte Ronaldo fillimisht. Në atë kohë kisha një kopje të “Fifa 19” ku Ronaldo ishte në kopertinë, nuk mund ta besoja ngjashmërinë”.
Biwar Abdullah bëhet fans gjithmonë i skuadrës në të cilën bëhet pjesë lojtari portugez. Ai përshtatet me trendet e fundit të sulmuesit të Juventusit, duke ndryshuar stilin e flokëve, ndërkohë që blen dhe rroba të ngjashme si të portugezit. Ai shpreson që kjo vëmendje mediatike t’i shërbejë që një ditë të takohet me idhullin e tij. /R.Lika-Koha Jone/



KOHA JONË SONDAZH

