Pushime të tmerrshme për Neymar, avioni i tij privat bën ulje emergjente
Avioni privat i sulmuesit të PSG, Neymar u detyrua të bënte një ulje emergjente kur po udhëtonte nga Barbados për në Brazil, vendin e tij të lindjes.
Avioni u detyrua të shpallte gjendjen e emergjencës dhe të shfrytëzonte mundësinë e parë të mundshme për t’u ulur, por ende nuk është e qartë nëse futbollisti ishte në bord në këtë moment apo jo.
Sipas “The Sun” avioni u ul i sigurt në veri-lindje të Brazilit dhe nuk pati asnjë të lënduar. Më herët, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe motra e tij ndanë një fotografi në rrjetet sociale ku tregonin se mund të kishin qenë në bordin e avionit.
Neymar shpenzoi 10.8 milionë paund për një avion Embraer Legacy 450, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për këtë avion që ka pasur avari. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

