Putin merr ndëshkimin e radhës, i heqin rripin e zi në Taekwondo

Rusia i shpalli luftë Ukrainës ndërsa trupat ushtarake janë në territorin ukrainas dhe kanë shkaktuar viktimat të shumta nga përplasja. Pjesa më e madhe shteteve të botës kanë marrë masa ndaj Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin, duke e penalizuar në aspektin ekonomik.

Një tjetër “dënim” për Putin ka ardhur së fundmi edhe nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Taekwondo e cila ka vendosur t’i heqë rripin e zi 69-vjeçarit si një ndëshkim mbi atë që po i shkakton Ukrainës.

“Ne dënojmë sulmet brutale të cilat kanë marrë jetë të pafajshme në Ukrainë të cilat shkojnë kundër vlerave si respekti dhe toleranca që organizata e Taekwondo përfaqëson. Mendimet tona janë për popullin ukrainas dhe shpresojmë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj lufte”, thekson Organizata Ndërkombëtare të Taekwondos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vladimir Putin stripped of honorary taekwondo black belt over Ukraine  invasion | Metro News

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?