Qazim Laçi protagonist në Turqi, i dhuron tri pikët Rizesporit
Qazim Laçi është rikthyer te goli në kampionatin turk të futbollit, duke u bërë protagonist në fitoren e Rizesporit ndaj Antalyaspor me rezultatin 1-0. Mesfushori i kombëtares shqiptare vendosi ndeshjen me golin e vetëm të takimit.
Laçi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 10-të, pasi skuadra e tij fitoi një 11-metërsh. Mesfushori kuqezi u tregua i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin që rezultoi vendimtar për Rizesporin.
Ky ishte goli i katërt për Laçin në këtë sezon, në 28 ndeshje të zhvilluara deri më tani, ndërsa ai ka kontribuar edhe me tre asiste.
Pas kësaj fitoreje, Rizespor ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe renditet në vendin e tetë të klasifikimit, ndërsa Antalyaspor mbetet në vendin e 13-të me 24 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

