Qazim Laçi shënon gol spektakolar për Spartën e Pragës
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, ka shkëlqyer sërish me një gol spektakolar në javën e fundit të kampionatit çek, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme skuadrës së tij, Sparta Pragës, në sfidën kundër Sigma Olomouc.
Në një sezon me ulje-ngritje, ku Sparta Praga fillimisht mori pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, klubi rrezikonte të mbetej jashtë garave europiane pas një serie prej katër humbjesh radhazi. Edhe në takimin e fundit ndaj Sigma Olomouc, Sparta u gjend në disavantazh, duke vënë në pikëpyetje kualifikimin për Ligën e Konferencës.
Por në minutën e 61-të, Laçi mori përgjegjësinë. Nga rreth 20 metra distancë, ai lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në trekëndëshin e portës kundërshtare, duke rikthyer shpresën për skuadrën. Ky ishte goli i tij i tretë sezonal, ndërsa mesfushori ka kontribuar gjithashtu me katër asistime.
KOHA JONË SONDAZH

