“Qëndroni në shtëpi dhe stërvituni si futbollistë profesionistë”, risia e klubit të La Liga

Qëndroni në shtëpi dhe stërvituni si futbollistë profesionistë. Një mënyrë shumë e mirë për të kaluar kohën. Klubi i La Liga spanjolle, Leganes ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të mbajtur në formë futbollistët e saj dhe tifozët në të gjithë botën. Lojtarët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa të gjithë ata stërviten në të njëjtën kohë on-line nga përgatitësi atletik i ekipit Pol Llorente.

Klubi spanjoll njofton se seancat stërvitore janë të aksesueshme për të gjithë. Kjo risi e detyruar nga masat sanitare kundër përhapjes së Coronavirus mund t’i vijë në ndihmë të gjithë njerëzve, në radhë të parë për të kaluar kohën dhe pse jo duke u stërvitur me profesionistë për të mbajtur trupin në formë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?