Qeveria britanike i jep afat 10 ditë kohë Abramovich për të shitur Chelsea-n

Roman Abramovich sipas medieve angleze ka arritur një marrëveshje me qeverinë britanike për të shitur klubin.

Qeveria angleze kishte bllokuar operacionin e shitjes gjatë ditëve të kaluar, por tashmë i ka vendosur një afat 10-ditor rusit, që brenda kësaj kohe mund të shesë klubin.

Abramovich ka njoftuar “The Rain Group”, bankën amerikane që merret me shitjen e klubit, që të rinisë operacionin e shitjes së Chelsea.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin janë disa sipërmarrës të interesuar, mes të cilëve edhe multimiliarderi Nick Candy, që ka konfirmuar dëshirën për të blerë klubin londinez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?