Qeveria e re, Messi e Ronaldo rrezikojnë të mos futen në Britani
Boris Johnson është fitues i zgjedhjeve dhe Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit. Kjo fitore do të sjellë pasoja serioze edhe në nivelin e futbollit.
Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE do të komplikonte edhe hyrjen e lojtarëve të njohur në këtë territor. Futbollistë si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messit do i ndalohej hyrja në Angli për shkak të problemeve me drejtësinë.
Një problem që mund të nis që këtë sezon, me Juventusin dhe Barcelonën që mund të “peshkojnë” një ekip anglez në raundin e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve. Lajm me të vërtetë i keq ky për tifozët anglez, të cilët nuk mund të shikojnë futbollistë me precedent penal në stadiumet e tyre.