Qeveria hap thesin, 320 milionë lekë për financimin e sportit

320 milionë lekë të reja të akorduara për financimin e sportit. Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave, i botuar në fletoren zyrtare.

Pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për Komitetin Olimpik Shqiptar, në kuadër të projektit për ekipet sportive në shkolla. Financimi për lëvizjen olimpike është në masën 250 milionë lekë, e thënë ndryshe 2 125 000 euro.

Projekti i KOKSH nisi zyrtarisht më 10 dhjetorin e kaluar, me eventin madhështor në Arenën Kombëtare. Aty u përfshinë 10 000nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra dhe 350 trajnerë nga 61 bashki të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

70 milionë lekë të reja, ose rreth 600 mijë euro nga buxheti i shtetit u akorduan për Federatën e Futbollit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, ky zë është etiketuar si fond për mbështetjen e ekipit kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?