Qeveria spanjolle jep “OK”, ja kur do të rinisë La Liga
Sinjale shumë pozitive nga Spanja për futbollin. Pas 2 javësh mund të rinisë La Liga një prej kampionateve më të bukura në botë. Raportohet se qeveria spanjolle ka dhënë miratimin që të luhet prej 8 qershorit.
“Me miratimin e Këshillit të Lartë të Sporteve, është dhënë drita jeshile që liga profesioniste e futbollit të nisë përsëri, nga 8 qershori. Muzetë, kinematë, koncertet dhe teatrot gradualisht do rikthehen siç ishin”, deklaroi kryeministri Pedro Sanchez.
Në Spanjë numri i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 ka ardhur në rënie, ndërkohë që edhe masat që pritet të merren do ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.