Ra pa ndjenja në fushë, Bentancur reagon nga spitali për herë të parë

Rodrigo Bentancur mbrëmjen e djeshme ka tmerruar të gjithë tifozët dhe jo vetëm. Futbollisti i Tottenham ra pa ndjenja në fushën e lojës në sfidën që po zhvillonte ndaj Liverpool në Carabao Cup.

Mesfushori u dërgua menjëherë me urgjencë në spital, teksa të gjithë ishin panikosur. Por pas disa orësh në spital është mësuar edhe gjendja e tij.

Ish-lojtari i Juventusit ka reaguar në rrjetet sociale nga spitali. Bentancur tregon se është mirë dhe falënderon të gjithë për mesazhet.

“Gjithçka është në rregullt. Faleminderit për mesazhet dhe urime shokëve për fitoren”, ka shkruar mesfushori. Tottenham fitoi 1-0 ndaj Liverpool në gjysmëfinalen e parë.

SHKARKO APP