Rabiot kthehet nesër në Torino, asnjë problem me Juven
Asnjë problem mes Juventusit dhe Adrian Rabiot. Mesfushori francez ka vendosur që të rikthehet në Itali, duke sfumuar thashethemet e fundit për një krisje të marrëdhënieve me klubin torinez.
Sipas kanalit RTL, mesfushori francez nuk ndihet fajtor për asgjë, teksa do të rikthehet nesër në Torino, pasi ndoqi programin e klubit për stërvitje në distancë.
Me pak fjalë, Rabiot është i qetë dhe së bashku me Higuain, shumë shpejt pritet që të vendosen në dispozicion të stafit teknik, edhe pse fillimisht duhet të qëndrojnë 14 ditë në shtëpi. /R.Lika-Koha Jone/