Raçiç feston golin e fitores së kontestuar të Partizanit, si Huntelaar në Botëror (Foto)

Sulmuesi serb i Partizanit, Steven Raçiç, 31 vjeç, shënoi golin e fitores që përmbysi avantazhin e pjesës së parë të Flamurtarit, 2-1, të djelën një Durrës, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore. Ai e festoi golin e fitores në një mënyrë të veçantë sa i përket kampionatit tonë, por jo e panjohur për tifozët, pasi edhe holandezi i Shalke 04’, Klas- Huntelaar, 31 vjeç, shënoi në Botërorin “Brazil 2014”, me një 11-metërsh ndaj Meksikës, në një fitore me tënjëjtin rezultat, 2-1, dhe po ashtu që përmbysi shifart, duke i sjellë kualifikimin e kontestuar Holandës, në çerekfinale. Huntelaar bëri mjaft përshtypje me mënyrën e festimit të golit, kur ai goditi me një stil “Kung-fu” flamurin tek këndorja, duke pranuar më tej se ishte stërvitur për atë veprim. Mirëpo ky veprim i tij duket se ka frymëzuar edhe sulmuesin e Partizanit, Raçiç, i cili preferoi ta festonte njësoj fitoren e djeshme ndaj Teutës, teksa edhe triumfi i kryeqytetasve është kontestuar nga drejtuesit e Flamurtarit, që pretendojnë se skuadra e tyre e toleroi Partizanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?