Rafa Benitez, “99 për qind” trajneri i ri i Realit të Madridit
Rafa Benitez është thuajse “99 për qind” trajneri i ri i Real Madrid. Të paktën kështu pretendon agjenti i trajnerit Carlo Ancelotti, të larguar tashmë nga “Blancos”.
Ancelotti është shkarkuar nga stoli i Madridit dhe u zyrtarizua nga e presidentit Florentino Perez mbrëmjen e djeshme. Nën drejtimin e italianit, Reali nuk mundi dot të sillte trofe në Madrid gjatë sezonit të fundit, pavarësisht se fitoi atë të Champions League dhe Kupën e Mbretit në sezonin e parë pas marrjes së detyrës.
Trajneri aktual i Napolit, dhe ish-trajneri i Valencias, Liverpulit dhe Chelsea, Benitez shihet gjerësisht si pasues i Carlo Ancelottti. Madje Rafa Benitez ka shprehur kënaqësi të marrë një detyrë të tillë, dhe kjo bëhet akoma më e besueshme kur Perez përmendi se dëshiron që një spanjoll të marrë rolin e trajnerit në ekipin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

