Rafael Nadal njofton tërheqjen pas 22 vitesh karrierë në tenis

Rafael Nadal ka njoftuar tërheqjen e tij nga tenisi pas 22 vitesh në elitë, me 22 Grand Slam dhe 92 tituj ATP të fituar në karrierën e tij.

Një nga tenistët më të mëdhenj të historisë kishte bërë të ditur se viti 2024 do të ishte viti i fundit i karrierës së tij.

Vendimi vjen pas një periudhe të gjatë të shenjuar nga dëmtime, veçanërisht një në këmbën e tij të majtë që e ka mbajtur atë jashtë pothuajse të gjithë vitin e kaluar.

Nadal, në një deklaratë në platformën “X”, tha se turneu i tij i fundit do të jetë Kupa Davis 2024.

 

SHKARKO APP