Ragnick debuton me fitore te United, Tottenhami i Contes shkatërron Norwich (VIDEO)

Manchester United shijon fitoren e parë nën drejtimin e Ralf Ragnick. Djajt e Kuq morën një sukses të vuajtur 1-0 në duelin ndaj Crystal Palace. Goli i vetëm i ndeshjes do të vinte në minutën e 77-të, me Fred që lëshoi një të djathtë të bukur në trekëndëshin e portës. Më tej asgjë nuk do të ndryshonte deri në fund.

Tottenham mori fitoren e radhës në kampionat duke shkatërruar 3-0 Norwich. Skuadra e Antonio Contes zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10-të me Lucas Moura. Në fraksionin e dytë mbrojtësi Sanchez dhe Son realizuan dy golat që i dhanë qetësinë e nevojshme “Spursave” deri në fund.

Tottenham mban vendin e pestë me 25 pikë, 1 më shumë se United, por kanë dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?