Ragnick i bën “bllok” Martial: Do të largohet vetëm nëse …

Anthony Martial është në listën e disa skuadrave në merkaton e janarit. Sipas Marca-s, Sevilla është gati ta presë krahëhapur yllin e Manchester United, që është e gatshme ta lërë të lirë vetëm në rast të një oferte të përshtatshme.

“Pozicioni i Martial është i kuptueshëm, i kuptoj qëllimet e tij, por duhet të mendoj për situatën e klubit. Jemi në kohë Covid-i, kemi tre kompeticione për të luajtur me ambicie të mëdha dhe duam të arrijmë maksimumin e mundshëm.

Ofertat që do të vijnë duhet të jenë interesante jo vetëm për lojtarin, por edhe për klubin. Dhe deri tani, për aq sa di unë, nuk ka patur asnjë ofertë nga klube të tjerë. Dhe nëse gjërat nuk do të ndryshojnë, Martial do të qëndrojë këtu”, tha Rangnick në konferencë për shtyp.

SHKARKO APP