Ragnick: Nuk e përjashtoj mundësinë që të marrë drejtimin e Milanit
Ralf Rangnick hap gjithmonë e më shumë mundësinë për marrjen e drejtimit të skuadrës së Milanit, pavarësisht se tratativat janë sfumuar disi nga epidemia.
“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë që mund të shkojë te Milani. Më kanë kërkuar nëse është mundësia e një bashkëpunimi, për këtë gjë kam informuar dhe më pas kemi pasur takime me agjentin tim. Më pas erdhi koronavirusi dhe ka pasur gjëra më të rëndësishme.
Pa dashur të jem mendjemprehtë, rrethi i klubeve që mund të më interesojnë është mjaft i kufizuar: më pëlqen një aventurë e re, por nuk duhet të jetë një mision vetëvrasës”, ka thënë trajneri i Red Bull Salburg për gazetën “Bild”. /R.Lika-Koha Jone/