Ragnick shtyn debutimin me United, ndaj Arsenalit do të jetë sërish Carrick
Ralf Rangnick nuk do të debutojë në pankinë e Manchester United këtë të enjte ndaj Arsenalit. Ardhja e gjermanit në krye të “djajve të kuq” duhet të shtyhet për disa ditë.
Pasardhësi i Ole Gunnar Solskjaer pret që të marrë lejen e punës nga autoritetet britanike dhe siç saktëson klubi “po punohet me qetësi dhe kujdes për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke respektuar normat dhe protokollet. Këto janë procese që duhen ndjekur dhe po i bëjmë të gjitha hapat”.
Në ndeshjen e radhës në kampionat kundër topçinjve në pankinë do të qëndrojë sërish Michael Carrick, ndërsa Rangnick mund të debutojë të dielën kundër Crystal Palace.
KOHA JONË SONDAZH

