Ragnick: United do të rindërtohet, vijnë 10 lojtarë të rinj
Manchester United pësoi një humbje të thellë 4-0 mbrëmjen e djeshme, duke humbur shansin për të luftuar për vendin e katërt. Trajneri Ralf Rangnick nuk u fsheh pas ndeshjes, duke u shprehur se në verë pritet që të ketë një rindërtim të skuadrës.
“Do të ketë një rindërtim të skuadrës këtu. Gjashtë, shtatë apo dhjetë lojtarë të rinj do të vijnë”, tha trajneri gjerman.
Ai nuk do të jetë në stol sezonin e ardhshëm, por do të kalojë në pozicionin e tij si këshilltar dhe në pankinë pritet të zyrtarizohet trajneri aktual i Ajax, Erik ten Hag.
KOHA JONË SONDAZH

