Raiola bën gati planin për Pogba, ja çfarë pritet të ndodhë në verë

Paul Pogba me shumë mundësi do të largohet gjatë verës së ardhshme.  Në Spanjë nuk kanë dyshime mbi atë që është vendimi i marrë nga menaxheri Mino Raiola.

Sipas AS, në fakt, menaxheri i lojtarit, që është drejt skadencës së kontratës së United dhe në shënjestër të Real Madrid, duket se ka bllokuar negociatat për rinovimin.

Një vendim që nuk do të ndryshojë të paktën deri në prill kur do të jenë bërë analizat e para të sezonit të Djajve të Kuq dhe klubeve që janë të interesuar për Pogba. Juventus dhe Real Madrid janë dy opsionet më të mundshme për një transferim me kosto zero, por nuk duhet përjashtuar as PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?