Raiola e quajti “qen”, Guardiola zbulon një prapaskenë befasuese

Pep Guardiola nuk është një person që t’i kursen fjalët kur sulmohet. Trajneri i “qytetarëve” ka deklaruar se ka marrë një telefonatë nga menaxheri i Pogba, Mino Raiola, i cili i ka ofruar lojtarin më të shtrenjtë të Manchester United, por edhe sulmuesin Henrikh Mkhitaryan.

Prapaskena e bujshme është zbuluar në prag të derbit të Mançesterit, me City-n që mund të zyrtarizojë fitimin e titullit kampion të Premier League nëse fiton ndaj skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.

Pep ka deklaruar: “Dy muaj më parë Raiola më ofroi Henrikh Mhikitaryan dhe Pogba për t’iu sjellë te Manchester City. Pse? Ai ishte i interesuar që Mhikitaryan dhe Pogba të luanin me ne. Pogba është një futbollist i jashtëzakonshëm. Një ‘top player’”, – tha spanjolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mino Raiola e ka sulmuar Guardiolën, duke e cilësuar si një njeri frikacak, si një “qen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?