“Raiola është gjallë, por në gjendje të rëndë”
Lajmi për vdekjen e Mino Raiolës është përgënjeshtruar nga ana e krahut të tij të djathtë Jose Forte Rodriges si dhe nga mjeku i spitalit ku gjendet aktualisht agjenti italian.
Sipas “SportMediaset”, nga komunikimet me mjekun Alberto Zangrillo, i cili është përgjegjës i repartit ku është i shtruar Raiola është mësuar se gjendja e italianit është e rëndë por ai është ende gjallë.
“Është në gjendje të rëndë, por po lufton ende për jetë. Lajmet për vdekjen e tij janë të rreme.”, ka thënë Zangrillo.
Për vdekjen e tij raportuan mediumet më të mëdha italiane, por edhe ato ndërkombëtare, përfshirë Eurosport, AS, BBC, Marca e shumë të tjera
KOHA JONË SONDAZH

