Raiola në negociata me Interin për mbrojtësin holandez

Stefan De Vrij është një nga futbollistët e pazëvendësueshëm në formacionin e Contes tek Interi.  Qendërmbrojtësi holandez ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2023-shit me zikaltrit, nga e cila përfiton një pagë prej 4 milionë eurosh neto në sezon, megjithatë drejtuesit e Interit janë gati t’i zgjatin bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.

Pikërisht për këtë arsye në Milano ka mbërritur pasditen e sotme menaxheri i 28-vjeçarit, Mino Raiola, i cili pritet të diskutojë me drejtuesit e Interit për kontratën e re të mbrojtësit, që parashikon edhe një përmirësim të pagës.

Kështu ideja e zikaltërve është një rritje e pagës nga 4 në 5 milionë euro në sezon, plus bonuset mbi paraqitjet, me kushtin që mbrojtësi të firmosë një kontratë të re me vlefshmëri deri në verën e 2025-ës. Në këtë mënyrë zikaltrit do të blindonin mbrojtjen edhe për 5 sezonet e ardhshme.

The reason why Stefan de Vrij chose Inter: the details | The Laziali

SHKARKO APP