Raiola: Të turpshme vërshëllimat ndaj Donnarumma-s, Milani duhet ta mbronte
Mino Raiola ka reaguar pas vërshëllimave kundër portierit Gigio Donnarumma në ndeshjen e Italisë kundër Spanjës. Largimi i tij nga Milani drejt PSG-së nuk është pritur mirë nga tifozët kuqezi, që gjetën mundësinë të hakmerreshin në sfidën e Italisë ndaj Spanjës.
“Nuk më pëlqyen vërshëllimat ndaj Gigios. Tani pyes veten se përse Milani nuk ndërhyri zyrtarisht, për të mbajtur distancë nga këto kontestime, për ta mbrojtur në një farë mënyrë. Ishte e turpshme, e trishtë dhe e çuditshme ajo që ndodhi.
Gigio është një djalë që ka dhënë gjithçka si në skuadrën kombëtare, edhe tek Milani. Qëndroi besnik në momentet më të errëta dhe të vështira të klubit. Ai luajti me zemër, përkushtim dhe profesionalizëm deri në ditën e fundit.
Më duket e çuditshme dhe zhgënjyese që Milani, duke e ditur të vërtetën, nuk mbajti qëndrim nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milani nuk dinte ose nuk kishte mundësi ta mbante”, deklaroi Raiola.
KOHA JONË SONDAZH

