Raiola: Thuram ishte e kryer me Interin, ashtu si De Ligt te Bayerni!
Agjenti i njohur Mino Raiola ka zbuluar një prapaskenë që lidhet me sulmuesin francez Marcus Thuram, i cili ishte pranë një transferimi tek Interi gjatë verës, por në fund zikaltrit vendosën të marrin argjentinasin Joaquin Correa.
“Unë nuk mendoj vetëm për paratë, por edhe për të mirën e futbollistëve. Transferova Marcus Thuram nga Guingamp te M’Gladbach dhe ai u rrit ndjeshëm. Në verë ishte shumë pranë transferimit te Interi, por u dëmtua dhe kalimi dështoi. Tani ai është pjekur dhe rritur ndjeshëm, ndaj jam I bindur se do të bëjë mirë në çdo klub”, u shpreh Raiola.
Agjenti ndërkohë foli dhe për De Ligt, i cili ishte pranë një transferimi te Bayerni para se të zgjidhte Juventusin: “Ishte thuajse e kryer me Bayernin, kishte takime pozitive. Gjynah që operacioni nuk kishte një fund të lumtur”.
Në fund nuk mungon një koment edhe për Haaland që pritet të ndryshojë skuadër gjatë verës: “Bayerni, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City janë klube të mëdha që mund ta marrin. Nëse ka një mundësi të madhe do të lëviz gjatë verës, në të kundërt do të ndodhë në verën tjetër”. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

