Rakitic befason Juven dhe Interin, zgjedh të transferohet te …
Ivan Rakitic sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës. Mesfushori kroat ka vendosur që të largohet, teksa këtë sezon nuk ka qenë shumë si në planet e Valverdes dhe as tani me Setien. Kërkesat për të nuk kanë munguar, teksa Juventus dhe Inter prej kohësh kanë bërë propozime konkrete për të.
Kroati nuk do t’ia nisë gjithçka nga e para, në një kampionat të ri, ndaj ka vendosur të qëndrojë në La Liga, madje të kthehet tek ish-skuadra e tij, Sevilla. Atje ka luajtur për tri sezone (2011-2014) dhe ka shënuar 27 gola në 117 ndeshje të La Liga-s.
“Sport” raporton se vendimi i Rakitic për t’u kthyer te Sevilla lidhet me faktin se bashkëshortja e tij, Raquel Mauri, është me origjinë nga Andaluzia. Kontrata aktuale e kroatit me Barcelonën përfundon më 30 qershor 2021, ndaj duket se vendimi i vetë lojtarit do të jetë përcaktues.