Rakitic befason të gjithë: S’kam qenë kurrë shok i ngushtë me Messin dhe Suarez!

Ivan Rakitic ka rrëfyer se nuk ka qenë asnjëherë shok i ngushtë me Lionel Messin dhe Luis Suarez gjatë 6 viteve të qëndrimit te skuadra e Barcelonës. Futbollisti kroat ishte jashtë planeve të klubit blauagrana për sezonin e ri, ndaj dhe vendosi për t’u rikthyer sërish te skuadra e Sevillas.

Pavarësisht se kanë fituar Champions League së bashku në vitin 2015 dhe ka fituar 4 tituj në La Liga, ai ka rrëfyer se ka pasur vetëm “respekt” mes tij dhe yjeve të klubit spanjoll.

“Unë e kam thënë timen. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë si shokë të ngushtë. Mendoj se është e vështirë në një grup me 23 apo 24 lojtarësh që të ndërtosh marrëdhënie të tilla. Shokët e ngushtë kanë qenë Andres Iniesta, Ter Stegen, Boateng dhe Junior Firmos në sezonin e fundit.

Messin dhe Suarezin i  respektoj. Kanë qenë shokët e mi për 6 vite dhe futbollistë shumë të rëndësishëm. Jam ndjerë gjithmonë mirë dhe i respektuar prej tyre. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si më kanë trajtuar gjatë këtyre viteve”, zbuloi Rakitic në rrëfim të bërë për sajtin “eldesmarque.com”.  Një reagim i sinqertë që dëshmon edhe njëherë se atmosfera në grupin e lojtarëve të Barcelonës nuk ka qenë në nivelet më të mira. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP