Rakitic: Jam gati që të infektohem, por dua të luaj futboll
Teksa qeveria dhe federatat e vendeve të ndryshme janë duke diskutuar për rifillimin e kampionateve, ka nga ata futbollistë që janë gati që të zbresin në fushë. Njëri prej tyre është Ivan Rakitic.
Mesfushori kroat ka qenë i lidhur me një transferim në Seria A, teksa kërkohet nga Juventus, Inter dhe Milan, ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”.
“Jam i gatshëm që të marrë rrezikun për t’u infektuar, por unë dua që të luaj. E them këtë gjë me vetëdijen se rreziku nuk do të jetë shumë i vogël, por duhet solidaritet me ata që janë në vijën e parë dhe do vijojnë edhe për shumë. Duhet të luajmë me masat maksimale të sigurisë, duke e ditur që kurrë nuk do të jemi 100% të sigurt, ashtu si çdo punëtor tjetër.
Mendoj se e kemi këtë borxh, duhet të rikthehemi në shoqërinë që kemi patur vitet e fundit dhe nuk e them vetëm për kushtet ekonomike. Duhet të argëtohemi, mos të flasim vetëm për viruse. Ne duhet t’i argëtojmë njerëzit përsëri me futboll, duke ofruar mbështetje me guximin dhe forcën tonë”, deklaroi mesfushori kroat. /R.Lika-Koha Jone/