Rakitic: Nuk jam një thes me patate, vendos vetë për të ardhmen

Ivan Rakitic është një nga emrat më të kërkuar nga skuadrat italiane. Fillimisht Interi, më pas Juventusi dhe së fundmi Milani janë interesuar për shërbimet e mesfushorit kroat i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Barcelona por rikthimi i tij Sevilla nuk është aq i sigurt sa e bëjnë mediat të paktën duke iu referuar fjalëve të mesfushorit kroat në një intervistë.

“E ardhmja ime? Do të jem unë ai që do të vendos, nuk jam një thes me patate. Kontrata në skadencë në vitin 2021? Dua të luaj në një klub ku më duan dhe me vlerësojnë dhe dua të jetoj në një qytet ku familja ime të ndihet mirë.

Siç e kam thënë shpesh të luash me Barcelonën për mua është vendi perfekt. Ajo që dua është të dëfrehem dhe të ndihmoj skuadrën”, u shpreh Rakitic.

 

SHKARKO APP