Rama flet për “Corriere Dello Sport”: Kam shpirt italian, për Mourinhon “tradhtova” Juventusin
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Dello Sport“, ka folur për organizimin e finales së “Conference League” në Tiranë, pritshmëritë dhe klimën në kryeqytetin shqiptar në prag të zhvillimit të një prej evenimenteve më të mëdha sportive të historisë së vendit tonë.
“Unë kam shpirt italian. Gjyshja ime kishte gjak venecian dhe falë saj kam mësuar edhe gjuhën tuaj. Për mua, italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Jemi shumë të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet”.
Në vijim ai thekson se kjo finale do të ketë një impakt shumë të madh në imazhin e Shqipërisë në botë dhe kjo falë ndërtimit të një stadiumi që pak vite më parë ishte thjesht një projekt në letër.
“Jemi organizuar dhe do të jemi në lartësinë e duhur. Kush nuk do të hyjë në stadium mund të bashkohet me zonat e fansave të rezervuara për miqtë. Kam kërkuar mbështetje nga policia e Romës dhe e Rotterdamit për të na dhënë një dorë. Unë mbështes Juventusin që i vogël, por tani që Romën e drejton Mourinho bëhet pak e komplikuar situata. Kam ngelur i mahnitur nga Interi i tij dhe në atë periudhë e kam tradhtuar Juventusin. Unë nuk jam një ekspert futbolli, por më interesojnë më shumë trajnerët sepse mësoj nga karizma e tyre, por edhe nga lidershipi e mënyra se si menaxhojnë një grup”- ka thënë Kryeministri Rama.
Po sot trajneri Murinjo foli nga Roma në një konferencë shtypi ku kërkoi mbështetjen e tifozerisë shqiptare si dhe tha me pret në Tiranë një mik i madh, duke nënkuptuar Edi Ramën.