Rama: Interistët fituesit më të mëdhenj nga mbyllja e basteve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama njihet për pasionin që ka për skuadrën e Juventusit. Kreu i qeverisë nuk i kursen shpesh herë batutat në lidhje me futbollin.

I ngacmuar nga një prej studentëve, tifoze e Interit, Rama shfrytëzoi rastin të japë mesazhin se mbyllja e basteve sportive ka shtuar paratë në xhepat e atyre që tifozerinë e shprehnin në vendosjen e skedinave.

“Interistet jetojnë që një herë në jetë të humbë Juventusi. E di sa lekë i kam kursyer me mbylljen e basteve tifozëve të Interit. Fituesit më të mëdhenj të mbylljes së basteve janë interistët”, tha ndër të tjera Rama në përgjigje të studentes, që i solli në vëmendje humbjen e Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?