Rama: Kam mësuar shumë prej Juventusit, dua Bonuccin dhe Chiellinin ministra në Shqipëri!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme ka qenë në faqen e parë të përditshmes italiane sportive, “Tuttosport”. Ndihma me 30 mjekë për Italinë ka shkaktar shumë bujë në shtetin fqinj, ndërkohë që e përditshmja torineze e ka shfrytëzuar këtë moment për të folur edhe pasionin që ka kryeministri për Juventusin.

“Sporti mua personalisht më ka mësuar shumë në nivel mentaliteti dhe strategjie. Dhe jo më kot kam ndjekur shembujt e skuadrave të mëdha dhe të trajnerëve të mëdhenj për t’u përmirësuar në rolet e mia të kryetarit të bashkisë, të liderit të opozitës, apo sot të kryeministrit. Kam mësuar shumë dhe i jam shumë mirënjohës shumë prej tyreve, Jose Mourinhos dhe master-klasit të tij autentik pikësëpari.

E sigurt është që kam mësuar shumë edhe prej Juventusit, klub me të cilin jam i lidhur që në vegjëli, por që në shumë momente për mua ky klub ka shërbyer edhe si një shkollë, sesi të bësh skuadër për të fituar. Juventusi për mua është mishërimi i shpirtit fitues, edhe kur parashikimet më pozitive thonë të kundërtën. Kam disa xhupa të ndryshëm të skuadrave të ndryshme, të cilat më kanë ndihmuar në stërvitjen time psikologjike.

Ulja e pagave te Juventusit? Është forca e atij shpirtit që po ju flisja më parë dhe që e bëjnë Juventusin një fe, jo vetëm një skuadër të madhe futbolli. Me respekt të madh them se të njëjtët lojtarë, nëse do të kishin qenë pjesë e skuadrave të tjera të pasura, nuk do të kishin hequr dorë nga pagat e tyre.

Takimi me Ronaldon dhe Buffon në Romë? Dy “fëmijë” kolosë. Burra me një zemër të madhe … Kjo, edhe si rrjedhojë e faktit se edhe ata brenda vetes së tyre e mbajnë ende fort të gjithë rrugën e bërë dhe nuk e kanë harruar kurrë kur ishin askushi.

Futbollisti i preferua? Ka qenë dhe do të jetë gjithmonë Dino Zoff

Juventinët do të donit në kabinetin tuaj qeveritar? Chiellinin si ministër të punëve të brendshme dhe Bonuccin si ministër të mbrojtjes”, deklaroi Rama për të përditshmen “Tuttosport”.

SHKARKO APP