Rama poston pamje nga ndërtimi i stadiumit të ri në Kamëz: Do të mirëpresë 3 mijë tifozë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri ku po ndërtohet stadiumi i ri në Valias, Kamzë.
“Dhe me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me një fushë sportive prej 8,030 m², dhe 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama në postimin e tij në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

