Rama reagon për ndarjen nga jeta të Maradonës: “Dora e Zotit” u kthye te Zoti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që ka tronditur futbollin për ndarjen nga jeta të Maradonës. “Dora e Zotit u kthye te Zoti”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij…

U prehtë në paqe⚽️”, shkruan Rama.

SHKARKO APP