Rama: S’ka ndihmë ekonomike për futbollin, deklarojnë paga të rreme
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të ketë ndihma për klubet e futbollit prej situatës së koronaviusit. Edhe pse paketa ekonomike për të përballuar situatën do të zgjerohet, klubet nuk do të ketë asnjë përfitim. Në një lidhje direkte me “Euronews”, ku u pyet nëse do të kishte rishikim të paketës për mediat dhe klubet e futbollit.
“Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet.
Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Ata deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone. Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe t’i adaptohen kësaj lufte.
Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti”, ka përfunduar kryeministri Rama.