Rama sot miting në “Niko Dovana”, Teuta-Tirana pritet të luhet në baltë

Sot pritet që kryeministri Edi Rama të zhvillojë një tjetër takim elektoral para zgjedhjeve të 25 prillit dhe këtë herë ka vendosur të “shkelë” stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Pavarësisht se nesër prej orës 16:00 do të luajë Teuta kundër Tiranës, kjo nuk e ka ndalur kreun e qeverisë ta zhvillojë aty mitingun e radhës, duke shtuar edhe stadiumin e Durrësit në hartën e të tjerë stadiumeve të mbushura nga mbështetësit e Partisë Socialiste.

Duke parë reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë, si dhe duke ditur gjendjen e fushës së stadiumit “Niko Dovana”, dueli i ndeshjes së nesërme pritet të luhet në kushte jo të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?