Rama vizitë speciale në Torino, shoqërohet nga presidenti i Juventusit në fushë (VIDEO)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme në mënyrë të papritur në Torino për të ndjekur nga afër ndeshjen e parë të Juventus në shtëpi për këtë sezon, dhe njëkohësisht debutimin e Cristiano Ronaldo përpara publikut bardhezi.
Kreu i qeverisë shqiptare duket se ka pasur një ftesë speciale nga vetë presidenti i Juventus Andrea Angelli, i cili e ka shoqëruar Ramën deri në fushën e blertë përpara nisjes së sfidës kundër Lazio-s. Është vetë Rama që e ka treguar këtë me një foto të postuar në Instagram pak momente më parë.
Rama njihet si një fans i “çmendur” i bardhezinjve, teksa këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë në shumë raste.
KOHA JONË SONDAZH

