Ramadani: E dimë pikën e fortë të Ukrainës, nesër duam rezultat pozitiv

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani u shfaq në krah të trajnerit Sylvinho, në konferencën e sotme për shtyp, në prag të duelit ndaj Ukrainës që do të luhet në Pragë.

“Atmosfera e ekipit është fantastike, jemi shumë të përqendruar. Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera e grupit është e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, e dimë pikën e fortë. Shpresoj që nesër të marrim rezultat pozitiv.

Ne kur jemi në ekip jemi profesionist. Gjithmonë përqendrohemi maksimalisht që të japim maksimumin. Ne jemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë çfarë kundërshtari na pret nesër. Jemi të përqendruar për të dhënë maksimumin dhe për të marrë rezultat pozitiv.

Medonin e shikoj çdo ditë në stërvitje, punon shumë, është profesionist. Është lojtar i ri për të ardhmen, është shumë gati për të dhënë maksimumin e tij.

Lojtarët e rinj janë përshtatur mirë, janë duke bërë mirë në stërvitje si gjithë ne. Unë e kam parë që na kanë nxjerrë më pak të kuotuorit. Forca jonë është grupi, jemi ekip cilësor, do të bëjmë gjithçka për të arritur në krye të grupit.

Nuk e di a do të jem kapiten, e di trajneri. Edhe nëse do të jem do të ishte kënaqësi e madhe dhe do e mbaja me shumë ndër shiritin. Në Europian luajtëm me kundërshtarët më të fortë. Ishte një nivel shumë i lartë. Kemi fituar më shumë eksperiencë. E dimë si mund të luajmë së bashku. Kjo do të na shërbejë për kualifikueset e Ligës së Kombeve dhe Botërorit.

Unë nuk kam preferenca. Kushdo të luajë me mua nuk e kam problem. Përshtatem me të gjithë. Unë ndihem mirë me të gjithë. Europiani ishte një kompeticion i vështirë për ne, kishte ekipe të forta. Niveli i përqendrimit tonë në grup ishte i lartë. Ne jemi të përgatitur , kemi më shumë eksperiencë. Nesër do të tregojmë lojën tonë dhe tregojmë që jemi një ekip i mirë”, u shpreh Ramadani.

SHKARKO APP