Ramadani në super formë, rikuperuesi më i mirë i topave në Seria A

Ylber Ramadani po zhvillon një sezon fantastik te skuadra e Lecces, duke qenë një ndër lojtarët më të spikatur.

Kur janë luajtur 7 ndeshjet e para, mesfushori nga Shtima konfirmohet sërish si lider jo vetëm për ekipin e tij, por edhe në rang mesfushorësh në Seria A.

Të dhënat e publikuara nga Lega Serie A tregojnë një statistikë tepër domethënëse, që e nxjerr Ramadanin si rikuperuesin më të mirë të kampionatit deri në këtë pikë të sezonit.

Me 60 topa të rikuperuar, Ramadani kryeson renditjen, duke lënë pas të gjithë yjet e mesfushës në Seria A si Lobotka dhe Anguissa me 49 dhe 45 topa të rikuperuar respektivisht.

Image

SHKARKO APP