Ramadani shënon super gol te Lecce, mesfushori: Më bën dyfish të lumtur!

Ylber Ramadani u rikthye protagonist me një paraqitje vendimtare për US Lecce, duke konfirmuar formën e tij optimale në një moment delikat të sezonit. Mesfushori shqiptar nuk ishte vetëm “digë” në fazën mbrojtëse, por mori edhe rolin e golashënuesit në sfidën direkte për mbijetesë ndaj Cagliari Calcio.

Në transfertën vendimtare, Lecce siguroi një fitore jetike 0-2, ndërsa goli që vulosi suksesin erdhi në minutën e 76-të. Ramadani lëshoi një goditje të saktë nga distanca, duke dyfishuar shifrat dhe duke i dhënë skuadrës qetësinë e nevojshme në minutat e fundit. Performanca e tij u vlerësua pozitivisht nga mediat italiane, të cilat e notuan me 7 për paraqitjen solide dhe ndikimin konkret në rezultat.

Pas takimit, Ramadani theksoi rëndësinë e triumfit në garën për mbijetesë: “Lufta për mbijetesë po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj transfertë, kjo fitore na jep qetësinë e duhur për t’u përballur me Inter. Kemi shumë dëshirë për të dhënë maksimumin për këtë fanellë. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Leccen dhe për tabelën e klasifikimit. Ky gol me bën dyfish më të lumtur, ja dedikoj bashkëshortes time e cila është shtatzënë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
CAGLIARI-LECCE | HIGHLIGHTS | Huge Upset in Sardinia! | Serie A 2025/26

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?