Ramadani: Të përkrahim njëri-tjetrin, nuk ka rëndësi nëse luan dikush tjetër para meje

Ylber Ramadani po bën shumë mirë në Skoci tek Aberdeen dhe e ka merituar ftesën e trajnerit Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë. Në konferencën për mediat, 26-vjeçari foli rreth situatës dhe atmosferës te kuqezinjtë.

“T’i qasemi ndeshjes nga fillimi me seriozitet. Të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. Sylvinho është shumë pozitiv deri tani, na ka dhënë shumë përkrahje. Ai krijon atmosferë kur stërvitet me ne.

Titullar? Unë do të bëj maksimumin, do të ushtrohem fort, por vendos trajneri. Ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin. Ekipi është shumë i mirë, grupi është shumë i mirë, por duhet të marrim më shumë besim dhe përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani vazhdon të dërgojë lojtarë në Kombëtare? Kam luajtur një vit e gjysmë, kam kaluar momentet më të mira. Më vjen mirë që tradita vazhdon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë kam ardhur të luaj, por nuk e kam problem nëse dikush luan përpara meje. Është kënaqësi të jem këtu dhe të mbështes çunat. Rëndësi ka të marrim rezultat pozitiv.

Goli? Duhet të provojmë më shumë portën, të bëjmë më shumë goditje në portë për të mbërritur te goli. Duhet të merremi me detajet, pasi aty vendosen ndeshjet. Të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri tek e fundit. Do të bëj maksimumin për Kombëtaren”, përfundoi mesfushori dardan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?