Ramos merr 1 milionë euro në muaj, por ende s’ka prekur fushën te PSG
PSG vendosi në verë që të merrte Sergio Ramos nga skuadra e Realit pa paguar asnjë euro për shkak të përfundimit të kontratë. Mbrojtësi spanjoll përfiton 15 milionë euro në sezon, teksa ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.
Problemi lidhet me faktin që Ramos edhe pse ka një karrierë të mbushur me trofe, ende nuk ka bërë debutimin me ekipin parisien edhe pse kanë kaluar dy muaj.
1 milionë euro neto në muaj pa luajtur, një ekzagjerim i madh nga ekipi francez, që ka arritur të marrë disa nga yjet më të njohur të futbollit evropian. Mbrojtësi po punon për riaftësimin, por nëse nuk do të arrijë që të zgjidhë problemet deri në janar, me shumë mundësi mund të largohet. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

