Ramos sheh dritë në fund të tunelit, grumbullohet nga PSG
Sergio Ramos më në fund ka arritur që të rikuperohet nga dëmtimi dhe është grumbulluar për herë të parë te skuadra e Paris SG. Më shumë se katër muaj pas nënshkrimit të tij, qendërmbrojtësi do ta shoqërojë skuadrën pariziene në Manchester për përballjen e nesërme kundër City në Champions League.
Futbollisti ka marrë miratimin e stafit mjekësor, por nuk ka luajtur fare që nga muaji maj. Pritet një angazhim shumë intensiv në “Etihad”, ku të dyja skuadrat do të garojnë për vendin e parë në grupin e tyre.
Ish-mbrojtësi i Realit ka dy javë që ushtrohet normalisht në “Camp des Loges”. Liga e Kampionëve është objektivi kryesor i PSG, që dëshiron të fitojë në “Etihad”, teksa Ramos dhe Messi mund t’i japin një dorë për triumfin e madh.

KOHA JONË SONDAZH

