Ramsey bën gati valixhet që në janar te Juvja, e duan 3 ekipet në Premier League
Aaron Ramsey, do të luajë ndeshjet e fundit me Juventusin, përpara se të largohet gjatë merkatos së janarit. Mesfushori uellsian do të largohet nga bardh zinjtë pas dy vitesh e gjysmë, ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë në futbollin italian.
Këtë edicion në Seria A, minutat për Ramsey kanë qenë të limituara, i cili ka luajtur 5 ndeshje, në total vetëm 112 minuta, shumë pak për një futbollistë që dëshiron të jetë protagonist kryesorë në futbollin europian.
Në këto kushte 30-vjeçari ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me “Zonjën e Vjetër”, dhe me shumë gjasa pritet një rikthim i tij në kampionatin anglez. Janë 3 skuadra të Premier Leagues që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit uellsian.
Newcastle, Everton dhe West Ham United, janë skuadrat që mund të rikthejnë Ramseyn në Premier League, teksa bardhezinjtë kërkojnë vetëm 10 milionë euro për ta lënë të lirë.