Ramsey, futbollisti i parë që nis stërvitjet te Juventusi
Aaron Ramsey është futbollisti i parë i Juventusit që ka nisur stërvitjet individuale Në Continassa, qendrën sportive të bardhezinjve. Në këtë mënyrë skuadra torineze rikthehet te përgatitjet, fillimisht janë kryer testimet për të gjithë futbollistët.
Gjatë ditës së sotme do të fillojnë stërvitjet edhe futbollistët e tjerë. Ronaldo ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Torino, nga Madeira, teksa do të duhet të kryejë fillimisht testimin për koronavirus.
Më vonë se të tjerët mund të zbresin në fushë Dybala, Matuidi dhe Rugani, të cilët rezultuan pozitiv ndaj Covid-19 në muajin mars, por tashmë janë shëruar. /R.Lika-Koha Jone/