Ramsey i thotë “po” Rangers, Morata vendos të qëndrojë te Juvja
Juventusi më në fund ka arritur që të largojë edhe Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian ishte kthyer në problem për skuadrën bardhezi, që nuk po gjente një destinacion për të.
Sipas asaj që raporton Tuttomercatoseb.com, uellsiani ka gjetur akordin me Glasgow Rangers dhe në orët në vazhdim do të zyrtarizohet te klubi i ri. Ai do të afrohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërkohë që një pjesë të pagës do ta japë Juventusi.
Sakaq, situata e Moratës është krejt ndryshe. Sulmuesi spanjoll nuk do të largohet në këtë sesion merkatoje nga “Zonja e Vjetër”. Ai ka marrë besimin e trajnerit se është një lojtar që bënë pjesë në planet e Allegrit dhe ka vendosur të refuzojë çdo ofertë që ka ardhur për të.
KOHA JONË SONDAZH

