Ramsey: Sarri është fantastik, Ronaldo është shumë mikpritës

Aaron Ramsey zgjodhi të niste një aventurë te re gjatë kësaj vere te skuadra e Juventusit. Futbollisti uellsian ka arritur që të bindë trajnerin Sarri edhe pse kishte një dëmtim prej disa muajsh. Në një rrëfim për BBC, ai ka folur për largimin nga skuadra e Arsenalit.

 

“Kishte shumë konfuzion, dhe gjëra të mbetura pezull. Vendimi ishte marrë, ndaj po shqyrtoja mundësitë që më ofroheshin. Ata po kalonin një periudhë të vështirë, por tani mendoj vetëm për Juventusin. Është një mundësi e madhe në një klub fantastik. Shpresoj që të mundem që të ndihmoj shokët e skuadrës dhe klubin për të arritur gjëra të mëdha.

Ronaldo? Është si të gjithë të tjerët, shumë mikpritës. Thyen menjëherë akullin dhe të bën të ndjehesh sikur kur po flet me dikë tjetër. Ka një klimë familjare në të gjithë klubin. Të gjithë janë të motivuar dhe të përqendruar për atë që duhet bërë.

Sarri? Deri tani ka qenë fantastik. Ka sjellë ide të reja dhe udhëzime për të cilat po punojmë për t’i vendosur në praktik. Jemi përmirësuar me shpejtësi për atë që na kërkon për të bërë në rolin tonë.

Interi i Contes? Është përmirësuar këtë sezon. Conte e ka organizuar, duke mos lënë asnjë pikë. Do të jetë e vështirë. Duhet të jemi të vëmendshëm për të marrë rezultatin që duam”, deklaroi Ramsey. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP